Faza pilot: chat-i i faqes është gati, kanalet e tjera hapen pas aprovimit. Shih statusin

Dyqani mbyllet. Mesazhet jo.

Një inbox i përbashkët për chat-in e faqes, WhatsApp, Viber, Instagram dhe Facebook. Asistenti përgjigjet shqip vetëm nga faktet që aprovon ti, dhe ia kalon bisedën një personi kur nuk është i sigurt.

Pesë kanale, një listëHap llogarinë

14 ditë provë pa kartelë. Asistenti fillon me sugjerime, asgjë nuk del pa e parë ti.

14 mesazhe pas mbylljesSonte, deri në 21:40

Inbox

Të gjitha kanalet

Besnik Hoxha

WhatsApp
Kërkon person
Asistenti përgjigjet
Tung, me dhemb dhambi prej dje dhe ka nis me u enjt. A osht rrezik?
Faleminderit për mesazhin. Një koleg do t'ju përgjigjet këtu, sapo të jetë i lirë.
Asistenti ·
Shënim i brendshëm · Liridona KrasniqiE thërras unë sapo të lirohem nga pacienti.
Ju lutem sa ma shpejt

Shkruaj si klient. Shih çfarë ndodh.

Një klinikë shembull, e mbyllur për sonte. Provo një pyetje për çmimin, një në gegërisht, pastaj diçka që asistenti nuk duhet ta hamendësojë.

  • Përgjigjet nga një fakt i aprovuarÇdo numër kontrollohet para se të dërgohet.
  • Ia kalon një personiKur s'është i sigurt, për ankesa dhe pyetje shëndetësore.
  • Refuzon pyetjet jashtë temeNuk shpik përgjigje për gjëra që biznesi nuk i ofron.
Klinika Dentare ArbëriaViber · mbyllur, hapet nesër në 09:00
Sa kushton pastrimi?
Jam asistenti automatik për Klinikën Dentare Arbëria. Pastrim dentar: 35 €. Dëshironi t'ju mbajmë një kërkesë? Më shkruani emrin dhe kohën e preferuar.
Asistenti ·

Përgjigjur nga fakti: Pastrim dentar

Asistenti e fiton besimin hap pas hapi.

Një përgjigje e gabuar nuk arrin te klientët gjatë përgatitjes. Ti vendos kur shkon përpara, për çdo kanal.

  1. 01Dita 1

    Ngarko çmoren

    PDF, Excel ose CSV. Lexojmë rreshtat, ti aprovon çdo fakt.

    • Pastrim dentar35 €
    • Kontrollë15 €
    • Implant650 €
  2. 02Dita 2 deri 5

    Sugjeron

    Stafi dërgon ose korrigjon. Korrigjimet përmirësojnë njohuritë.

    Sugjerim nga asistenti

    Kontrollë: 15 €. Dëshironi t'ju mbajmë një kërkesë?

    Nga: Kontrollë
  3. 03Dita 5 deri 7

    Jashtë orarit

    Përgjigjet vetë vetëm kur je mbyllur. Gjatë ditës sugjeron.

    Vetëm jashtë orarit17:00 - 09:00
  4. 04Kur të duash

    Automatik

    Për kanalet që zgjedh ti. Mund ta ndalësh për çdo bisedë.

Klientët shkruajnë si flasin.

Shqip standarde, gegërisht, me pak anglisht ose serbisht. Synimi: e njëjta përgjigje e aprovuar, në gjuhën e klientit. Saktësia për gegërishten do të matet me mesazhe reale në pilot.

  • Sa kushton pastrimi i dhëmbëve?
  • sa bon me i pastru dhambt
  • How much is a cleaning?
  • Koliko košta čišćenje zuba?
Një fakt i aprovuarPastrim dentar: 35 €

Kur s'është i sigurt, pyet një person.

Rregulli është i thjeshtë: më mirë një përgjigje më e ngadaltë se një e hamendësuar.

Çdo numër në përgjigje kontrollohet kundrejt fakteve të aprovuara, para se të dërgohet. Nëse nuk përputhet, përgjigjja ndalet dhe bisedën e merr stafi.

  • Ankesa dhe kthim parash
  • Pyetje shëndetësore
  • Kur klienti kërkon një njeri
  • Kur fakti nuk ekziston
  • Nota zanore

Sa mesazhe erdhën pasi u mbylle?

Çdo javë: bisedat, koha e përgjigjes, sa i zgjidhi asistenti, kërkesat, çfarë mbeti pa përgjigje.

54pas mbylljes
Gjatë oraritPas mbylljes
148Biseda
72 sPërgjigjja e parë, gjatë orarit
43%Zgjidhur nga asistenti63 biseda
31Kërkesa
2Pa përgjigje
Numra shembull, për të treguar pamjen e raportit

Kanalet, ashtu siç janë.

Secili kanal i jashtëm kërkon aprovimin e ofruesit. Këtu e shkruajmë hapur ku jemi.

  • FaqjaGatiNjë rresht kodi në faqen tënde. Pa aprovim nga jashtë.
  • InstagramPas aprovimit nga MetaPërgjigje brenda 24 orëve. Me etiketën Human Agent, stafi deri në 7 ditë.
  • FacebookPas aprovimit nga MetaE njëjta politikë si Instagram.
  • WhatsAppKur aprovohet numriPas 24 orësh vetëm shabllone të aprovuara. Tarifat e Meta-s kalohen me kosto, pa shtesë.
  • ViberSapo të konfirmohet çmimiÇmimi për Kosovën varet nga partneri. Ta tregojmë para se ta premtojmë.

Të dhënat mbeten të biznesit.

Klientët të shkruajnë për gjëra personale. Zana është ndërtuar që ato të mbeten në duart e tua.

  • I ndarë nga të tjerët

    Çdo biznes ka të dhënat e veta, të ndara në bazën e të dhënave.

  • Lidhjet e enkriptuara

    Tokenët e kanaleve ruhen të enkriptuar, jo si tekst i hapur.

  • Ti vendos sa ruhen

    Cakto sa kohë mbahen mesazhet. Eksporto ose fshi për çdo klient.

  • Hapur me klientin

    Përgjigjja e parë automatike thotë që është asistent.

Një çmim i thjeshtë mujor.

14 ditë provë pa kartelë, pastaj faturë me transfer bankar. Mesazhet me pagesë kalohen me kosto. Çmimet janë për fazën pilot dhe mund të ndryshojnë.

Start

29 € në muaj

  • 2 staf
  • 2 kanale
  • 300 biseda me asistent
Hap llogarinë

Business

99 € në muaj

  • 15 staf, degë
  • Të gjitha kanalet
  • 3.000 biseda me asistent
Hap llogarinë

Në çdo plan: inbox i përbashkët, shënime dhe caktim, asistenti me mënyrë sugjerimi, raporte, eksport dhe fshirje të dhënash.

Pyetjet që na bëhen më shpesh.

A është gati për WhatsApp dhe Viber sot?

Jo ende. Chat-i i faqes punon pa aprovim nga jashtë. Instagram, Facebook dhe WhatsApp hapen pas shqyrtimit nga Meta, Viber pas marrëveshjes me partnerin. Ti e di statusin para se të paguash.

Çfarë ndodh kur asistenti nuk e di përgjigjen?

Ia thotë klientit se një koleg do t'i përgjigjet dhe bisedën e shënon për një person, me arsyen. Nuk shpik përgjigje nga vetja.

A e di klienti që po flet me asistent?

Po. Përgjigjja e parë e automatizuar e thotë hapur, dhe teksti mund të ndryshohet te cilësimet.

A mund ta ndal asistentin?

Po, për çdo kanal ose për një bisedë të vetme. Sapo stafi përgjigjet, asistenti tërhiqet nga ajo bisedë derisa dikush ta kthejë.

Çfarë ndodh me të dhënat e klientëve?

Çdo biznes është i ndarë nga të tjerët në bazën e të dhënave. Ti vendos sa kohë ruhen mesazhet dhe mund t'i eksportosh ose fshish për çdo klient. Tokenët e kanaleve ruhen të enkriptuar.

A duhet të ndërroj numrin e WhatsApp?

WhatsApp kërkon një numër të regjistruar në platformën e biznesit. Numrin dhe hapat i kalojmë bashkë gjatë nisjes, para se të ndryshojë ndonjë gjë për klientët.

Si paguhet?

Me faturë dhe transfer bankar, pa kartelë. Provën e përdor 14 ditë pa pagesë.

Mesazhi i radhës vjen sonte.

Hape llogarinë dhe vendos faktet. Asistenti fillon me sugjerime, që asgjë të mos dalë pa e parë ti.

Hap llogarinë